75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 26 Gusht 2025 / BA

Martesa numër tre në horizont, Jennifer Aniston s’e fsheh më: Ai është burri i jetës sime

Jennifer Aniston duket se më në fund ka gjetur paqen dhe dashurinë që kërkonte prej kohësh. Sipas mediave të huaja, aktorja e njohur e “Friends” është gati të ecë drejt altarit me partnerin e saj, Jim Curtis.

Burime pranë çiftit zbulojnë se lidhja e tyre ka marrë një kthesë të shpejtë dhe shumë serioze. “Jen dhe Jim janë të çmendur pas njëri-tjetrit dhe ajo është në një fazë të jetës së saj ku është lodhur duke luajtur lojëra. Ajo ka investuar gjithçka në këtë romancë dhe është e lehtë të kuptohet pse. Jim ka një empati të jashtëzakonshme për nevojat e Jen. Ai beson se ajo më në fund e ka gjetur burrin e saj për jetën” thekson një burim i afërt.

Më e habitshmja? Ata e kishin menduar martesën që në fillim. “Ata folën për të ardhmen e tyre së bashku në takimin e tyre të parë”, tregon burimi, duke shtuar se Curtis e shprehu që ditën e parë përkushtimin e tij.

Nëse planet realizohen, kjo do të jetë martesa e tretë e Jennifer Aniston. Thuhet se ceremonia do të jetë intime dhe shumë romantike. “Ata janë të emocionuar që do të martohen dhe duan të shkëmbejnë betimet në një plazh në Cabo, përpara një grupi të vogël miqsh të ngushtë”, shton i njëjti burim.