18:37 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Martesat në krizë? Çiftet gjithnjë e më pak seks

Marrëdhëniet seksuale të çifteve janë në nivel të ulët gjatë gjithë dy dekadave të fundit, sipas hulumtimit në Mbretërinë e Bashkuar. Mungesa e intimitetit, megjithatë, nuk pasqyron dëshirat e njerëzve. Shumica e grave dhe gati dy të tretat e meshkujve duan më shumë seks, sipas sondazhit.

Ndërsa seksi është në rënie për çiftet e martuara, beqarët nuk raportojnë një rënie në jetën e tyre seksuale. Kjo ka kuptim. Prindërit tentojnë të kapen pas përgjegjësive të tyre të përditshme, ata vënë marrëdhëniet e tyre me partnerin e tyre në plan të dytë. Por intimiteti fizik është një pjesë e rëndësishme e çdo marrëdhënieje, dhe i ndihmon çiftet të sigurojnë një lidhje të fortë fizike dhe emocionale.

Ndërsa të martuarit ose çiftet që jetojnë së bashku kishin pak më shumë seks në vitin 2001 se në vitin 1991, grupi raportoi se në vitin 2012 çiftet kryenin më pak marrëdhenie seksuale sesa kryenin në secilin nga vitet e mëparshme të anketuara.

Megjithëse rezultatet bazohen në çifte në Mbretërinë e Bashkuar, gjetjet e përgjithshme përputhen me ato të vendeve të tjera, duke përfshirë SHBA, raporton CNN.

Sipas sesionit të këshillimit të marrëdhënieve “sekreti i një jete të kënaqshme seksuale nuk ka të bëjë me ndjenjat romantike, teknikën apo madje edhe frekuencën. Hulumtimet kanë zbuluar se seksi i mirë është i lidhur me dy faktorë kryesorë: mbajtja e një lidhjeje të fortë emocionale dhe bisedat rreth preferencave tuaja seksuale me partnerin tuaj”.

Nëse jeta juaj seksuale ka qenë pa shumë gjallëri, ngushëllohuni duke kuptuar se nuk jeni vetëm dhe se ndërkohë ka disa mënyra të thjeshta për të rikthyer pasionin.