Martesë sekrete me Riri-n? Reagimi i A$AP po bën xhiron e rrjetit
Intervistat me gazetarët nuk janë më të vështirat, ndonjëherë pyetjet më të sikletshme vijnë nga fëmijët dhe e njëjta gjë duket se ka ndodhur me A$AP Rocky-n.
Mos u mashtroni nga daljet e shpeshta, pasi me sa duket reperi ka vendosur ta mbajë jetën romantike larg vëmendjes së publikut.
Gjatë një interviste në “Celebrity Substitute”, A$AP Rocky u pyet nga një prej fëmijëve nëse ishte i martuar me Rihanna-n dhe përgjigjja nuk ishte ajo që prisnim.

“Është një pyetje interesante kjo që bëre,” iu përgjigj reperi, para se të pyeste fëmijën nëse do të preferonte që këngëtarja të ishte në vendin e tij.
“Dëshiron Rihanna-n, apo jo? E po, sot e ke mua”, tha ai, duke u përpjekur t’i shpëtonte bisedës.

Pak kohë më parë, në një intervistë tjetër, ai kujtoi herën e parë kur e kishte parë Rihanna-n, teksa përpiqej të futej brenda një klubi, por ndryshe nga ajo, ai nuk ishte i famshëm gjatë asaj periudhe.
“Ajo ishte Rihanna, dhe nuk mund të hyja! Rojat nuk më lejonin”, tha ai ndërkohë që tregonte se këngëtarja e kishte parë kur përplasej me rojat vetëm për të hyrë në klub, madje tha se ishte ndjerë i turpëruar.


