Martial largohet nga Manchester United pas nëntë viteve

Anthony Martial do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit si agjent i lirë.
Kështu ka lënë të kuptohet nga trajneri i Unitedit, Erik Ten Hag, i cili tha se Martial mund të mos vesh fanellën e ”Djajve të Kuq” deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.
“Martial po stërvitet, por nëse do të jetë sërish në dispozicion këtë sezon… Nuk e di. Ai është ende me ekipin mjekësor”, deklaroi tekniku holandez.
Francezi është pjesë e Manchester United tash e nëntë vite, derisa ka luajtur 317 ndeshje, duke shënuar 90 gola.
Martial do të vendos për klubin e ri në muajt e ardhshëm, me ka intersim nga Franca dhe Turqia./IndeksOnline/