Martial përfundon në një kampionat të vogël, kjo është skuadra e tij e re
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, raportohet se është në prag të nënshkrimit të një kontrate rekord me klubin grek AEK Athens.
28-vjeçari ka qenë lojtar i lirë që kur u largua nga Old Traffordi në fund të sezonit të kaluar.
Marrëveshja thuhet se kap vlerën e 2.5 milionë funtesh në sezon, duke arritur në 7.5 milionë funte për tre vjet dhe është kontrata më e lartë në histori të klubit.
Vendimi i Martialit për t’iu bashkuar AEK Athinës vjen pasi bisedimet e tij me Flamengon në Brazil u ndërprenë për shkak të këmbënguljes së tij për një kontratë trevjeçare./Indeksonline/