Martial vazhdon karrierën në Meksikë, do të luaj përkrah Ramosit

Sulmuesi francez, Anthony Martial ka vendosur të lë futbollin evropian.
Francezi, do të vazhdojë karrierën në Meksikë te skuadra e njohur, Monterrey.
Aty do të luaj përkrah mbrojtësit legjendar të Real Madridit, Sergio Ramos.
Martial, do të nënshkruajë kontratën me klubin meksikan për 2 vite me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit shtesë.
Së fundi Martial ishte pjesë e AEK-ut në Greqi, ku shënoi 9 gola dhe 2 asiste në 20 paraqitje sezonin që lamë pas./IndeksOnline/