09:29 / E Enjte, 12 Janar 2023 / LB

“Martin Berishaj je hajduk”, “Këtu era paqt s’po i vjen”, Gashi e Gjinovci me akuza të rënda për mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci

Aktivistë të shoqërisë civile, Shkelzen Gashi dhe Rron Gjinovci kanë kritikuar qeverinë për mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Gashi ka thënë se Martin Berisha është hajduk, dhe presidentja e kryeministri duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij.

“’Ambasadori’ i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t’i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk. Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij.

DORËHEQJA NUK MJAFTON”, ka shkruar Gashi.

Në anën tjetër, Rron gjinovci për rastin e Bershajt ka thënë se: Këtu era paqt s’po i vjen.