10:13 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / I.S

Martin Garrixit i besohet kënga për ‘Euro 2020’

Yjet e muzikës U2 Bono dhe The Edge janë bashkuar me DJ-në e famshëm holandez, Martin Garrix për këngën zyrtare të UEFA Euro 2020.

DJ-i Martin Garrix kompozoi muzikën dhe ftoi yjet e rokut që të bashkoheshin me të, ndërsa ata kanë kaluar muaj duke punuar në projekt.

“The Sun” zbulon se ata janë parë së fundmi në Londër, ku besohet se kanë xhiruar klipin e himnit zyrtar të Euro 2020. DJ me famë botërore është tifoz i futbollit, teksa u porosit për të shkruar këngën zyrtare të EURO 2020, në tetor të vitit 2019.

Të fundit