Martin i pafajshëm, nipi tërheq akuzat për incest

Këngëtaru Ricky Martin ka fituar çështjen në gjykatë kundër nipit të tij 21-vjeçar, i cili e ka akuzuar për incest dhe abuzim.
Në gjykatë u bë tërheqja e akuzave nga nipi i tij, Dennis Yadiel Sanchez dhe një gjykatës hodhi poshtë gjithashtu masën e ndalimit të përkohshëm që ishte depozituar kundër Martinit.
Rasti në fjalë u bë top-lajm në mediat ndërkombëtare tash e disa ditë, teksa drejt këngëtarit kishte pasur edhe më herët akuza për abuzim, nga ish i dashuri i tij.