Martin Lawrence dhe Will Smith fillojnë punën për ‘Bad Boys 3’
Will Smith dhe Martin Lawrence kanë filluar punën për Bad Boys 3, rreth 15 vjet pasi pjesa e dytë u publikua. Vazhdimi i filmit është me Smith dhe Lawrence të cilët përsërisin rolet e tyre si Detectives Mike Lowry dhe Marcus Burnett, dhe filmi është vendosur për t’u publikuar në 2020.

Ky lajm vjen pasi Smith zyrtarisht konfirmoi pjesën e tretë të filmit në nëntor të 2018tës.
Michael Bay ishte regjisor i dy filmave të parë, ndërsa Adil El Arbi dhe Bilall Fallah (nga Snowfall) është regjisor i filmit të ri.
Tani, të dyja palët kanë shënuar fillimin e prodhimit të filmit me një post të Instagram.
