75 Mall Live Search
13:13 / E Diele, 13 Prill 2025 / L A

Martinelli i nevrikosur pas ndërhyrjes së Nørgaard: Mund të më kishte thyer këmbën

Dje është zhvilluar ndeshja ndërmjet Brentfordit dhe Arsenalit në Premierligë.

“Topçinjtë”, nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Brentfordit me ndeshjen që u mbyll 1-1.

Ky barazim mund edhe t’i prish punë Arsenalit në garën për titull, pasi Liverpoolit i duhen vetëm 3 fitore për t’u shpallur kampion.

Vëmendjen e ndeshjes së djeshme mori lojtari i Brentfordit, Christian Norgaard i cili i kishte bërë një ndërhyrje horror ndaj Gabriel Martinellit, me brazilianin që foli rreth kësaj çështje.

“Për momentin, nëse këmba ime ishte në dysheme, Nørgaard mund të më thyente këmbën”. “Nørgaard tha se nuk e kishte menduar këtë. Unë e besoj atë, por megjithatë ai mund të më kishte thyer këmbën.” “Për mua ishte e kuqe. Më duhet ta shoh përsëri për t’u siguruar. Por për mua ishte e keqe”, u shpreh Martinelli.

Arsenalin e pret një ndeshje e rëndësishme ku do të udhëtojë drejt Spanjës, për t’u përballur ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/