75 Mall Live Search
12:40 / E Hënë, 01 Janar 2024 / Gj. Sh

Martinelli ishte pakënaqur, nuk ia dha dorën bashëklojtarit të tij

Skuadra e Arsenalit pësoi humbje mbrëmë ndaj Fulhamit me rezultatin 2-1 në derbin e javës së 20-të në Premier League.

Gabriel Martinelli nuk ishte i kënaqur me këtë ndeshje, madje as me zëvendësimin në minutën e 68’të, shkruan IndeksOnline

Mikel Arteta e zëvendësoi sulmuesin e Kombëtares së Brazilit me lojtarin belg, Trossard.

Me të shkuar në bankën rezervë, Martinelli u pa tejet i zhgënjyer saqë nuk ia dha dorën bashkëlojtarit të tij, Smith Rowe.

Me këtë humbje, “Topiçinjtë” mbetën në pozitën e 4-të me 40 pikë të grumbulluara dhe e mbyllen vitin 2023 dy pikë largë krehut, që mban Liverpooli (42)./IndeksOnline/