75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 09 Janar 2026 / G T

Martinelli kërkon falje për gjestin e pahijshëm ndaj Conor Bardleyt

Gabriel Martinelli ka reaguar publikisht dhe ka kërkuar falje pas një momenti të pahijshëm gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Liverpoolit, e cila u mbyll pa gola, 0:0. Sulmuesi brazilian u përfshi në një incident me mbrojtësin e Liverpoolit, Conor Bradley.

Pas përfundimit të takimit, Martinelli pranoi gabimin e tij dhe theksoi se tensioni i lojës ndikoi në reagimin e tij, pa qenë i vetëdijshëm për seriozitetin e dëmtimit të Bradleyt në atë moment, shkruan Indeksonline

“Unë dhe Conor kemi shkëmbyer mesazhe dhe tashmë i kam kërkuar falje atij. Në atë moment nuk e kuptova se ai ishte lënduar seriozisht, për shkak të tensionit të lojës”, u shpreh Martinelli.

Image

Ai shtoi se ndihet thellësisht i penduar për veprimin e tij dhe i dërgoi urimet më të mira futbollistit të Liverpoolit për një rikuperim sa më të shpejtë.

“Dua të them se jam thellësisht i penduar për reagimin tim. I dërgoj atij edhe një herë urimet më të mira për një rikuperim të shpejtë”, përfundoi braziliani./Indeksonline/