Martinez futet në lojë dhe ia siguron fitoren Interit
Inter ka marrë një fitore të rëndësishme sonte ndaj Parmas me rezultat 0-1 në “Stadio Ennio Tardini”.
Golin e fitores për zikaltërit e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautar Martinez në minutën e 79′ vetëm dy minuta pasi kishte hyrë në lojë në vend të Joao Marios.
Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e 3 me 43 pikë, ndërsa Parma në vendin e 12 me 29 pikë. /IndeksOnline/