Martinez humb Paraguajin, por fiton rinovimin e kontratës me Interin…

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez është gati të betohet për dashurinë e re për Interin. “Demi” i Bahía Blanca do të kthehet para kohe në Itali, duke pasur parasysh se është i dëmtuar.
Problemi fizik e ka penguar atë të luajë edhe në pak minuta kundër Paraguajit me Argjentinën e tij (0-0), ndeshje e vlefshme për kualifikimin në “Katar 2022”. Gjithsesi, Martinez tashmë e ka gati një marrëveshje me zikaltrit për një rinovimi i mbi 6 milionë euro deri më 30 qershor 2026.
Një hap i mirë ekonomik për ish-futbollistin e Racing, i cili edhe pa ish-partnerin e tij Romelu Lukaku e udhëhoqi Interin në këtë fillim të shkëlqyer të sezonit, duke bërë atë që bën më së miri: 5 gola në 8 ndeshje, por edhe shumë gjëra të tjera në shërbim të ekipit.
Pas bisedimeve të shumta që në sezonin e kaluar, një rregullim i rëndësishëm dhe i merituar i kontratës po e pret më në fund, i cili do ta çojë atë në shumë më tepër se 2.5 milionë në vit të marra aktualisht.