10:27 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Martinez: Jemi shumë afër për marrëveshjen e re

Lautaro Martinez ka shuar shpresat e tifozëve të Barcelonës, për një transferim të mundshëm në ”Camp Nou”.

Futbollisti argjentinas tha së është shumë afër marrëveshjes për të nënshkruar kontratën e re me Interin, shkruan IndeksOnline.

“Jemi shumë afër marrëveshjes për marrëveshjen e re, është vërtet afër. Nuk e di nëse do të vuloset para Krishtlindjeve por jemi afër. Jam shumë i lumtur.”, deklaroi Martinez.

26-vjeçari ka kontratë me Interin deri më 30 qershor të vitit 2026./IndeksOnline/