14:51 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Martohet Agjenti 007

Ka një lajm të veçantë nga sheshxhirimi i kapitullit të 25-të të filmit mbi aventurat e agjentit më të famshëm në botë: James Bond, të cilin Daniel Craig e interpreton për herë të fundit, do t’u japë fund historive me femrat, që e kanë bërë po aq të famshëm sa edhe zotësia e jashtëzakonshme e tij, e do të lidhë kurorë me Madeleine Swannin, e interpretuar nga Lea Seydoux.

Burimet thanë për “The Mirror” se Bondi do të martohet, por Madeleine do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj të vajzërisë, në përpjekje për ta bërë historinë e tyre më moderne, e të përshtatshme me shekullin e 21-të.

Kështu, në njërën nga skenat, Craigu shihet duke iu drejtuar asaj me fjalët:

“Mirëmëngjesi, zonja Bond” dhe ajo që i përgjigjet: “ Mos do të thuash Swann?”.

Pas kësaj, siç thotë po i njëjti burim, ai i hedh Madeleinës një vështrim të mbushur me admirim. Kjo është arsyeja përse u martua me të. Ajo është ai vetë, e fortë dhe e pavarur, vajza e një gangsteri.

Craigo, do t’i japë lamtumirën karakterit të tij ikonik, pasi e ka interpretuar pjesë me shumë sukses agjentin legjendar.

Mësohet se janë xhiruar tre funde të ndryshme për No Time To Die, me qëllimin që askush të mos e nxjerrë dot paraprakisht informacionin sesi mbyllet filmi i shumëpritur.