Martohet aktori i famshëm turk, Baris Arduç, vëmendjen rrëmben veshja e nuses!

Aktori turk, Barış Arduç dhe Gupse Ayzay, të cilët janë prej 6 vitesh së bashku, u martuan dje me ceremoninë e martesës që u bë nga kryetari i bashkisë në Çeşme, Muammer Ekrem Oran.
Ndërsa dy miqtë e ngushtë të çiftit ishin dëshmitarë dhe ishin të vetmit të ftuar, ceremonia e dasmës u zhvillua në hotelin ku ata ishin për pushime, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka dasmë pa pleqtë e familjes sonë. Por ne nuk donim t’i vendosnim ata në turmë në një situatë si kjo. Kjo është arsyeja pse do të kemi një dasëm verën e ardhshme”, u shpreh Ozay, nga ana tjetër, deklaroi se ata morën një vendim dhe u martuan në 2 ditë.

Barış Arduç tha se ai e bëri propozimin për martesë tre vjet më pare partneres së tij.
“Ishte koha e duhur sot”, u shpreh aktori.

Ajo që mori vëmendjen ishte veshja e nuses, e cila shihet me një fustan të thjeshtë me ngjyrë të bardhë dhe një palë atletet, gjë që nuk ndodhë shpesh.

Kujtojmë që 32 vjecari është prejardhje shqiptare dhe cilësohet si një prej aktorëve më të suksesshme dhe më të njohur turk në botë./Indeksonline/