75 Mall Live Search
09:13 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Martohet aktori i njohur turk, publikon pamjet mahnitëse nga albumi i martesës

Pas Baris Arduç dhe Songul Oden, një tjetër aktor i njohur turk është kurorëzuar në martesë.

Bëhet fjalë për aktorin Tuan Tunali i cili ka luajtur në serialin “Një puthje në errësirë” dhe gjithashtu në serialin “Molla e ndaluar”.

Aktori është kurorëzuar në martesë me modelen ruse Yana Mazanova.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale ku ka publikuar disa foto.

Në foto Tuan dhe Yana shfaqen të veshur nuse e dhëndër teksa pozojnë të dashuruar në shi.

Çifti mori urime të shumta nga kolegët e fansat.

Kujtojmë që kjo është martesa e dytë e aktorit Tuan Tunali.

Në vitin 2014 ai u kurorëzua në martesë me aktoren Hazal Filiz Kuçukkose, por çifti u ndanë më pas.

Tashmë duket se Tuan ka gjetur dashurinë e vërtetë tek modelja ruse.