Martohet aktorja e njohur turke, dasma e pazakontë në kohë koronavirusi

Në këtë kohë kur njerëzimi po ‘lufton’ me pandeminë globale Covid-19, dikush ka vendosur që ta mbajë mend në një mënyrë më të veçantë.
Është aktorja e njohur turke, Didem Balçin e cila ka vendosur të gjatë kësaj kohe ta kurorëzojë dashurinë e saj me martesë dhe madje as koronavirusi nuk mund ta ndalë.

Aktorja që më së miri njihet me rolin e Selxhan në serialin “Osman” dhe partneri i saj avokat, Can Aydin janë martuar së fundi në një ceremoni private ku të pranishëm vetëm prindërit dhe dëshmitarët e çiftit.

Çifti kanë respektuar të gjitha masat mbrojtëse të pandemisë, duke vendosur maska dhe një numër të reduktuar të ftuarish.

Një tjetër detaj interesant nga kjo dasmë ishte se të afërmit e tjerë e kanë ndjekur ceremoninë martesore online./Indeksonline/


