Martohet aktorja me famë botërore, të ftuar emra të njohur
Jennifer Lawrence është aktore e njohur amerikane e cila me filmat e saj ka arritur të bëhet majft e dashur për publikun, shkruan Indeksonline.
Ajo dhe i dashuri i saj Cooke Maroney kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, duke organizuar një ceremoni private të Shtunën në Rhode Island, me një listë të ftuarish prej 150 personash, përfshirë edhe Amy Schumer, Adele dhe Emma Stone.
Lawrence dhe Maroney ishin fejuar që nga shkurti, dhe Lawrence kishte thënë: “Unë dua ta lidh atë ligjërisht me mua përgjithmonë”.
Ceremonia ishte mjaft private, por mediat morrën vesh se ata ishin martuar duke kurorëzuar dashurinë e tyre nga viti 2018. /Indeksonline/
