Martohet Britney Spears?

Britney Spears ditë më parë ka konfirmuar shtatzëninë.
Por, detaji që po bën “zhurmë” nga dita e djeshme është për jetën private se a është martuar ajo.
Sipas postimit të fundit në Instagram, la të kuptohej se është martuar fshehurazi me Sam Asgharin, transmeton Indeksonline.
Ylli i popit iu referua atij si “burri im”, kur konfirmoi shtatzëninë.
Gjithashtu iu referua si burri i saj edhe mbrëmë me anë të një videoje që publikoi ku shiheshin duke u puthur në një pishinë.
“Dje unë dhe bashkëshorti im shkuam për të notuar…. Unë jam si një peshk”, shkroi ajo./Indeksonline/