75 Mall Live Search
20:57 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / Gj. Sh

Martohet deputetja Sala Jashari, kështu duket si nuse

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike (PDK) Sala Jashari, i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme.

Në një ceremoni tejet private, ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj, duke e kthyer këtë ditë në një moment të veçantë në jetën e saj.

Megjithëse dasma është mbajtur larg syrit të publikut, deputetja ka ndarë disa pamje të bukura drejt altarit me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.