22:41 / E Martë, 05 Tetor 2021 / AR

“Martohet” Don Xhoni me modelen ruse

Modelja ruse, Ariana Lirey, duket se është e ‘çmendur’ pas këngëtarit kosovar, Don Xhoni.

Çdo publikim që bën në rrjete sociale kujdeset që t’i bëj dedikime emocionale atij, shkruan Indeksonline.

Minuta më parë ajo publikoi në Instastory një shkrim në gjuhën angleze teksa shprehet se do të thotë gjithmonë opinionin e saj në publik.

Përveç këtyre fjalëve, ajo çka bie në sy është se në përfundim të shkrimit, ajo ka shkruar Ariana Isufi, duke përdorur mbiemrin e reperit, (Xhonatan Isufi).

Me këtë veprim ajo duket se dëshiron të jetë e ‘martuar’ me reperin kosovar por se a do t’i realizohet kjo dëshirë, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim, pasi reperi nuk është se ka bërë ndonjë deklaratë emocionale për të./Indeksonline/