Martohet Fidan Aliti, Ermal Fejzullahu e “kall” dasmën

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti i ka dhënë fund beqarisë. Dasma është mbajtur në Zvicër, ndërsa Ermal Fejzullahu është përkujdesur që nata më e rëndësishme për çiftin e ri të jetë e paharruar.

Ermali ka krijuar atmosferë fantastike në një ambient ku të pranishëm ishin edhe figura të tjera të njohura të sportit.
Ermali duket se po gjen ende energji të krijojë atmosferë edhe jashtë kufijve pasi kishte një sezon të paharruar në vendet ku flitet shqip./Indeksonline/