22:31 / E Diele, 28 Prill 2024 / AR

Martohet gazetarja shqiptare

Gazetarja Iva Tiço ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin gjerman.

Gazetarja ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme ceremoninë me partnerin e saj gjerman, për të cilin ka folur shpesh, por asnjëherë nuk e kishte publikuar.

Dasma u zhvillua në një hotel pranë bregdetit, ndërsa nuk munguan shumë të ftuar vip, miq të saj.

Iva ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj, për të cilin tregohet shumë e rezervuar dhe në intervistat televizive.