75 Mall Live Search
17:14 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Martohet ish-banori i ‘Big Brother Albania’, pamje nga ceremonia në Vlorë

Ai ishte një prej banorëve më të pëlqyer në një prej edicioneve të reality shoë-t, Big Brother. Tashmë ai është kthyer në vëmendjen e medias, pasi i ka dhënë fund beqarisë. Bëhet fjalë për  ish-banorin e Big Brother Albania Dritan Zenuni.

Vlonjati ka kurorëzuar në martesë lidhjen e dashurisë me partneren e tij Kejsin, një bjonde mjaft simpatike.

Ceremonia e martesës ka nisur në ambientet e jashtme të një resorti në Vlorë për të vijuar më tej me dasmën e madhe që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit-sipas ‘Bordo’.  Momente nga kjo ditë e rëndësishme e çiftit janë publikuar edhe në rrjetet sociale kur Dritani dhe Kejsi shihen duke shijuar edhe kërcimin e parë si burrë edhe grua.

Dritan Zenunaj, ish-volejbollisti vlonjat ka qenë pjesë e reality shoë-t “Big Brother Albania” në edicionin e 5-të dhe ndonëse nuk arriti të triumfojë e qëndrojë gjatë në shtëpinë e famshme mbahet mend edhe me kalimin e viteve.