75 Mall Live Search
14:10 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Martohet John Cena, idoli i shumë filmave dhe i sporteve luftarake

John Cena i ka dhënë fund beqarisë. Aktori i famshëm amerikan dhe sportisti i njohur në sporte luftarake (Wrestler) është martuar me të dashurën e tij, Shay Shariatzadeh.

Martesa e tyre është bërë në një ceremoni të ngushtë familjare në Tampa të Floridas.

E dashura e tij është e lindur në Iran, por ka shtetësi kanadeze. Ajo punon si menaxhere e produkteve për një kompani të teknologjisë në Vancouver.

John Cena ishte më parë i martuar me Elizabeth Huberdeaun nga 2009 në 2012./Indeksonline/