10:50 / E Diele, 19 Maj 2019

Martohet me të miturën nga Mali i Zi, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi i njëjti është martuar me të miturën nga Mali I Zi, përcjellë Indeksonline.

Sipas raportit të Policisë, pas intervistimit ai është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër Rome-shtetase e Malit të Zi dhe e njëjta ishte dërguar në spitalin rajonal Pejë për të lindur. Viktima deklaron se ka pëlqimin e prindërve për martesë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës. /Indeksonline/