75 Mall Live Search
08:22 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / AR

Martohet në fshehtësi këngëtari i famshëm?

Usher ka pasur një fundjavë të ngarkuar.

Këngëtari përformoi në “Super Bowl” të dielën në mbrëmje, por ai qenka martuar me të dashurën e tij, Jennifer Goicoechea, transmeton Indeksonline.

Të dy u martuan në Las Vegas, raporton uebfaqja “People”.

Vetë çifti ende nuk i është përgjigjur thashethemeve, por sipas mediave amerikane, çifti kishte aplikuar për licencë martese pak ditë para “Super Bowl”.

Kjo do të ishte martesa e tretë e Usher. Artisti ishte martuar më parë me Tameka Foster (2007-2009) dhe Grace Miguel (2015-2018). Me Foster, Usher pati dy djem, Usher ‘Cinco’ V dhe Naviyd Ely./Indeksonline/