16:05 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

Martohet Rita Ora

Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi.

Këngëtarja tha “Po, pranoj!” në një ceremoni intime në Londër dhe tani do të quhet Zonja Waititi-Ora, raporton The Sun. 

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private që të jetë e mundur,” tha një burim për The Sun.

Fotot e fundit të Taika-s tregojnë se ai mban një unazë martese.

Martohet Rita Ora!

Taika ka dy vajza me producenten e filmave Chelsea Winstanley, 45 vjeç, ish-bashkëshorten e tij. Ata u divorcuan në vitin 2018.

Martohet Rita Ora!

Në fund të dhjetorit 2021, miqtë thanë se Rita, 31 vjeç, dhe regjisori, 46 vjeç, kanë qenë të pandashëm që kur u njohën në mars. Rita dhe Taika kanë jetuar në Sydney, Los Angeles dhe tani në Londër – kështu që ndoshta pak kohë së bashku në një vend është i vetmi muaj mjalti që u nevojitet.