08:30 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / B O

Martohet Valëza Zhegrova, motra e Edon Zhegrovës, fustani i nusërisë qenka përrallor

Valza Zhegrova në muajin prill ka marrë propozim për martesë nga i fejuari i saj, Nazmi Vërtopi. Pasi pranoj propozimin e veçantë, Valza ka kurorzuar dashurinë e saj me martesë.

Bukuroshja në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, duket mahnitëse me vellon e bardhë përkrah personit të zemrës.

Enkelejda Shatri është përkujdesur që fustani i saj të jetë përrallor në natën e paharruar për çiftin e ri.

Valëza e Nazmiu duket se dashurinë e tyre e kanë konkretizuar edhe me letra ngase çifti është kurorëzuar në Komunën e Prishtinës./Indeksonline/