14:11 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Martohet ylli i Manchester United

Mesfushori i Manchester United, Fred është martuar në një ceremoni private.

Futbollisti brazilian i ka dhënë fund beqarisë në martesën me Monique Salum.

Raportohet se kjo është dasma e tij e dytë brenda një viti. Fred kësaj radhe ka vendosur të martohet para miqve dhe familjarëve në vendlindjen e tij.

Çifti janë prindët të një fëmije nga lidhja e tyre 3 vjeçare.

Shkaku i martesës, Fred nuk ka udhëtuar me Manchester Unitedin në ndeshje parapërgatitore./Indeksonline/