Marvin Çuni i bashkohet Rubin Kazanit, bëhet bashkëlojtar i Mirlind Dakut

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni është prezantuar te skuadra nga Rusia, Rubin Kazan.
Çuni është transferimi më i ri i klubit rus, ku luan edhe Mirlind Daku, shkruan Indeksonline
Marrëveshja mes klubit nga Serie A, Frosinones dhe Rubin Kazanit thuhet se ka qenë afër 2 milionë euro.
Kujtojmë që lojtari shqiptar vjen nga akademia e klubit të madh gjerman, Bayern Munchen dhe shihet si sulmues i së ardhmes.
Në anën tjetër, ardhja e Marvinit në Rubin Kazan – shton më shumë spekulimet për një largim të mundshëm të Mirlind Dakut në ditën e fundit (sot) të merkatos në Rusi./Indeksonline/
Первая тренировка Чуни с «Рубином» ✅ pic.twitter.com/ofJJih9dmh
— «Рубин» Казань (@fcrk) September 11, 2024