75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / G T

Marvin Çuni te Sampdoria: Mezi pres momentin për të nisur/ Në Rusi ishte e papërballueshme…!

Marvin Çuni, përforcimi i parë i Sampdorias në këtë merkato, mezi pret të zbresë në fushë me fanellën “blucerchiata”. Në një intervistë për La Repubblica – Genova, sulmuesi ka treguar emocionet dhe pritshmëritë për këtë aventurë të re.

“Çfarë pritjeje… mezi po pres momentin për të nisur. Ky debutim më emocionon, kjo aventurë më tërheq shumë”, u shpreh Çuni, i cili pritet të bëjë paraqitjen e parë në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Spezias.

“Unë nuk jam tipi që bën premtime të mëdha dhe jam dakord me idenë e trajnerit Donati për të ecur me hapa të vegjël, ndeshje pas ndeshjeje. Por, kur vjen te Sampdoria, e di çfarë të pret dhe çfarë ambiciesh duhet të kesh. Synimi është gjithmonë lart. Ky klub ka histori në Serinë A, tifozët janë mësuar me nivele të mëdha dhe mbështetja e tyre të bën të dyfishosh përpjekjet e tua. Është një motivim i jashtëzakonshëm.”

Çuni foli edhe për largimin nga Rusia:

“Si futbollist duhet të përqendrohesh në fushë, por është e rëndësishme edhe mjedisi ku jeton. Në Rusi, -20°C në dimër… ishte e papërballueshme. Nuk u përshtata dot, futbolli dhe mentaliteti ishin ndryshe. Italia është e mrekullueshme, një vend ku mund të jetosh përgjithmonë.”

Sezonin e kaluar, Marvin Çuni regjistroi 10 paraqitje te Rubin Kazanin (në formë huazimi) në kampionat, por pa mundur te realizonte qoftë një gol.