15:59 / E Premte, 20 Tetor 2023 / MSH

Mary Eillen Devitt betohet si Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë

 Javën e kaluar, znj. Eillen Devitt bëri betimin si Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë në një ceremoni të drejtuar nga Administratorja e USAID-it, Samantha Power. Në ceremoni morrën pjesë virtualisht edhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, Zëvendës Ndihmës Administratorja Speciale e USAID-it për Europë dhe Euroazi, Lisa Magno, personeli i USAID-it, miq e familjarë.

Në fjalën e saj hyrëse, Administratorja Power vuri theksin tek adaptueshmëria e znj. Devitt, “Shumica e njerëzve për të cilët dini se kanë marrë mbi vete punë të vështira, si për shembull, kanë arritur që me sukses t’i anashkalojnë vështirësitë e shumta të luftërave qytetare për të ndihmuar njerëzit e kurthuar në mes të shkëmbimeve të zjarrit nga palët luftuese, njerëz që kanë shkuar në disa nga zonat më të vështira të fatkeqësive në botë për t’u dhënë ndihmë të domosdoshme njerëzve në nevojë, do t’ju tregojnë vetë për gjërat që kanë bërë. Ata nuk do të hezitojnë të ju bëjnë me dije se çfarë role kanë luajtur. Por Eileen pothuajse kurrë nuk do t’ju tregojë për përvojat e saj në rrethana të tilla sfiduese. Prandaj, këtë po e bëj sot unë.”

Ambasadori Hovenier në fjalën e tij theksoi rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës. “Këtu në Kosovë, si edhe në mbarë globin, programet e USAID-it janë një komponent kyç i arritjes së qëllimeve të politikave të jashtme të ShBA-së. Rishtazi, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku morri pjesë së bashku me Administratoren Power, Sekretari i Shtetit Blinken e shprehi në mënyrë figurative duke thënë: puna e USAID-it zhvillohet aty ku goma e automjetit prek rrugën.”

Znj. Devitt ka arrit në Kosovë dhe morri detyrën si Drejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë. Biografia e saj është bashkangjitur.