11:35 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / L K

Masa për emigrantët, Trump kundër Biden: Po ushqen krimin

Pak muaj para zgjedhjeve presidenciale, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të martën një nismë për të lejuar qindra mijëra emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në SHBA dhe janë martuar me shtetas amerikanë të marrin nënshtetësinë amerikane, duke provokuar menjëherë zemërimin e Donald Trump.

“Ne mund të sigurojmë njëkohësisht kufirin (me Meksikën) dhe të ofrojmë rrugë ligjore për imigracionin ”, tha Biden në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Demokrati 81-vjeçar shfrytëzoi rastin për të kritikuar paraardhësin dhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet presidenciale, duke e akuzuar atë se ushqen “frikën” e amerikanëve dhe i quajti deklaratat e republikanit 78-vjeçar se emigrantët janë “kafshë” që “ndotin gjakun” e SHBA.