Masakër në 1 kafene meksikane, 23 të vdekur, 13 të plagosur
Të paktën 23 njerëz janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një sulm në një kafene në qytetin bregdetar meksikan, Koacakoalkos.
Sulmuesit dogjën ambientet dhe vranë 8 gra dhe 15 burra.
Zyra e prokurorit të shtetit meksikan, Verakrus, tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bombat ndezëse.
Sulmi ndodhi pothuajse saktësisht tetë vjet pasi 52 persona u vranë në një zjarr, shkaktuar në një kazino, në Monterey.
Zjarri ishte shkaktuar nga anëtarët e kartelit të drogës ”Zetas” për të detyruar pronarët e kazinosë që t’u paguanin atyre reket.