20:07 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Masakër në ujërat midis Koreve, peshkatarët vrasin 16 pjesëtarë të ekuipazhit

Një masakër në ujërat midis dy Koreve po shndërrohet në çështje diplomatike, dhe përbën një rast unik në marrëdhëniet armiqësore të dy vendeve qysh nga vitet ’50.

Autoritetet e Seulit kanë arrestuar dy peshkatarë të rinj nga Korea e Veriut, të akuzuar se kanë vrarë në bordin e një peshkarexhi kapitenin e tyre si dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit.

Konflikti, sipas dy të arrestuarve rreth 20-vjeçarë, ka shpërthyer sipas tyre nga poshtërimet dhe dhunën ndaj tyre të kapitenit. Pasi hodhën në det trupat e ekuipazhit, dy të rinjtë bashkë me një bashkëpunëtor iu drejtuan brigjeve të Koresë së Jugut, në portin e Kimchaek.

Aty bashkëpunëtori i tyre u arrestua për arsyeje ende jo të qarta, dhe dyshja mendoi t’ i shpëtojë autoriteteve duke rifilluar arratisjen, por pa një destinacion të qartë.

Anija e vogël që përpunonte sepje u kap pas dy ditësh nga flota detare e jugut, dhe pas disa ditësh në qeli, dhe rrëfimit të masakrës së kryer, Autoritetet e Koresë së Jugut morën një vendim të paprecedentë, duke riatdhesuar në Veri dy kriminelët. Një vendim i paprecedentë ky nga viti 1953, pasi zakonisht shtetasit e Veriut mbahen me statusin e refugjatit politik.

Por në rastin në fjalë, sipas autoriteteve të Seulit nuk ekzistonte asnjë kusht që mund të përmbushte statusin e refugjatit, dhe dy personat ishin thjesht “dy kriminelë të rrezikshëm”.

Peshkatarët-killer do të rikthehen në Korenë e Veriut, ku nuk përjashtohet ekzekutimi tyre. Për këtë arsyeje, pjesë e opinionit publik të Jugut kritikoi vendimin e qeverisë, duke e argumentuar me faktin që të akuzuarit duhet të ishin vënë në gjyq me standarde perëndimore në Jug, dhe më pas të dënoheshin.