Masakra e Izbicës/ Prokuroria thotë se i arrestuari është shqiptar nga Serbia

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se është ndaluar një person me inicialet M.A., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në shkelje të nenit 142 të Kodit penal të ish-RSFJ-së si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se M.A., i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se kishte marrë pjesë në Masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë.
Ai brenda afateve ligjore do të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake./IndeksOnline/