Masakra e Lybeniqit / “Kryerësit e krimeve të marrin dënimin e merituar”

Sot është shënuar 23 vjetori i masakrës së Lybeniqit të Pejës, i kryer nga forcat paramilitare serbe. Me këtë rast, homazhe pranë lapidarët të të rënëve bënë krerët e shtetit.

Presidentja, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi…

Lybeniqi vetëm në luftën e fundit ka përjetuar tri masakra, dhe të tjera gjatë historisë, por gjithnjë ka qëndruar dhe ka dalë më i fortë.
Në përvjetorin e masakrës së Lybeniqit u tha se të gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, dhe paramilitare serbe, rrethuan dhe më pas hynë në brendi të fshatit Lybeniq të Pejës, ku vranë mbi 80 civilë, disa prej të cilëve edhe i dogjën. /Indeksonline/












