75 Mall Live Search
11:16 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

Masakra e Qyshkut, bëhen homazhe te lapidarit përkujtimor

Në fshatin Qyshk të Pejës sot shënohet 23 vjetori i Masakrës që mori jetën e 44 meshkujve të fshatit.

Banorët e këtij fshati dhe jo vetëm morën pjesë në homazhet që u bënë pranë lapidarit përkujtimor me emrat e të vrarëve në luftën e vitit 1999.

Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën 44 civilë në tri shtëpi të fshatit, të cilat i kanë djegur.

Nga fshati ishin dëbuar mbi 400 civilë.