75 Mall Live Search
13:24 / E Martë, 05 Prill 2022 / B O

Masakra në Bucha që përloti botën, zbulohet “kasapi” siberian që shkaktoi tragjedinë

Nënkoloneli Omurbekov Azatbek Asanbekovich dyshohet se ka qenë ai që drejtoi trupat ruse drejt masakrës më Bucha. Akuza vjen nga aktivistët e “InformNapalm” të cilët publikuan të dhënat personale të një prej “kasapëve” siç i quajti presidenti ukrainas Zelensky, i cili më 31 Mars u largua nga qyteti, duke lënë pas kufomat e civilëve në rrugë, në varreza masive, ukrainas të ekzekutuar me goditje në pjesën e pasme të kokës dhe duart të lidhura.

Identiteti i tij u zbulua në Telegram, bashkangjitur me “email”-in dhe numrin e tij të telefonit.Asanbekoviç është komandant i njësisë ushtarake 51460, brigada e 64-të. Në foton e bërë publike nga aktivistët e “InformNapalm”, shihet portreti i tij i ri, me veshje ushtarake, me një tank pas tij, buzë të plota, sy të tërhequr, ndërsa origjina e tij mendohet të jetë nga Siberia.

“Ne gjithashtu mundëm të gjenim adresën e shtëpisë së xhelatit rus”, deklaruan vullnetarët e “InformNapalm”.

Omurbekov Azatbek Asanbekovich

“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre. Mos harroni. Të gjithë kriminelët e luftës do të gjykohen dhe do të sillen para drejtësisë për krimet e kryera kundër civilëve ukrainas”, thuhet në deklaratën bërë nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

Dhe për të ndjekur listën e detajuar me 87 faqe me emrat e më shumë se 1600 ushtarëve rusë që besohet të jenë të përfshirë në masakrën e Bucha-s.

Në listën e Ministrisë së Mbrojtjes e Ukrainase, ushtarët identifikohen me gradën ushtarake, emrin dhe mbiemrin, datëlindjen dhe të dhënat e pasaportës.

Midis mbiemrave ka edhe disa nga më të zakonshmet në Çeçeni. Disa nga fytyrat e tyre duken në fotot e postuara në rrjet, djem, sy në formë bajameje, të buzëqeshur para objektivit. Sipas aktivistëve, sipas informacioneve që kishin, kanë qenë ushtarakët e kësaj njësie që kanë kryer “krime tronditëse të luftës në qytetet Bucha, Gostomel dhe Irpen, në rajonin e Kievit”.