09:41 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Masakron gra e fëmijë, pasardhësi i El Chapos nis luftën më të përgjakshme midis karteleve

Një bos droge meksikan, që konsiderohet si pasardhësi i El Chapos, e ka çuar dhunën në vend në nivele ekstreme.

Nemesio Cervantes thuhet se ka urdhëruar vrasjen e grave shtatzëna dhe të fëmijëve.

Zyrtarët meksikanë kanë dhënë alarmin se sulmet ndaj grave janë “në nivele pandemike”.

Agjenti i DEA-s, Kyle Mori, duke folur për kartelin që drejtohet nga El Mencho në një intervistë për “Univisionin”, tha: “Janë shumë të dhunshëm. Presin koka, shkrijnë trupa në acid, bëjnë ekzekutime në publik, vrasin gra dhe fëmijë. Çdo ditë bëjnë diçka. Edhe El Chapo ishte i dhunshëm, por El Mencho e ka ngritur stekën”.

Aktualisht, ai që quhet El Mencho është në vendin e parë të listës së personave më të kërkuar në SHBA.

Muajin e kaluar, 44 veta të zhdukur, shumica e të cilëve ishin gra u gjetën të vdekur në një pus në Jalisco.