75 Mall Live Search
22:25 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Masat e FFK-së mbesin në letër, “kaos” në stadiumin e Flamurtarit

Ndeshja ndërmjet KF Flamurtarit dhe KF Ballkanit hapi xhiron e 24-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Rikthimi i futbollit erdhi pas lehtësimit të masave të cilat mundësuan që kampionati i futbollit të vazhdojë. Më shtatë qershor rifilloi Superliga pas pauzes mbi dy muaj për shkak të pandemisë “Covid19”.

Federata e Futbollit së Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë përpiluan udhëzimet se si duhet të veprojnë klubet gjatë zhvillimit të ndeshjeve, duke respektuar në mënyrë rigoroze udhëzimet për parandalimin e koronavirusit.Megjithatë, sot udhëzimet dhe organizimi nga ana e KF Flamurtarit ishte jo profesionale.

Dështimi i organizimit të ndeshjes filloi të enjten (dje) duke mos publikuar në faqen zyrtare në Facebook, kërkesën për akreditimin e gazetarëve. Një gjë e tillë kërkohet nga FFK-ë nga klubet pasi listën e gazetarëve të cilët akreditohen të ju dërgohet.Pak para fillimit të ndeshjes, zyrtarë të klubit prishtinas u përplasen me disa gazetarë të cilët ishin prezent për të përcjellë ndeshjen.

“Insporti” në një intervistë me drejtorin sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morina, i cili ka pranuar se kanë dështuar në organizimin e ndeshjes.Morina deklaroi se nga ana e Ballkanit kanë qenë 15 persona në shkallët e stadiumit.

“Lista e personave në tribunën e Flamurtarit ka qenë e gjatë, ishin 15 persona nga Ballkani, zyrtarë të Federatës dhe zyrtarë të klubit tonë. E pranojmë se ka pas më shumë persona sa qe ështe e lejuar, është lëshim i joni në organëzim dhe për këtë kërkojmë falje. Por sidoqoftë, në asnjë variant nuk ka pas më shumë persona se sa në qendra tregtare, shesh apo ministri. Flamurtari kërkon falje për këtë lëshim të paqëllimt dhe zotohet se do të përmirsojë gjatë ndeshjeve te ardhshme si vendës”.

Në këto pamje shihet se kishte më shumë persona se sa ishin lejuar dhe fakti tjetër se nuk ishin zyrtarë të klubeve. Pra, ishin tifozë të klubit kryeqytetas të cilët janë lejuar të futen për të shikuar ndeshjen.

Pas përfundimit të pjesës së parë, delegati i ndeshjes Skender Jashari me ndihmën e Policisë së Kosovës tentuan t’i largojnë por dështuan.