10:40 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

Masat e reja, flet Latifi pas mbledhjes së Komitetit

Sot ka mbajtur mbledhje Komiteti për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Ende nuk janë bërë të ditura të gjitha rekomandimet për masat e reja.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka folur para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

Ai tha se thënë se masat janë rishikuar dhe se ende po diskutohen, kështu duke mos dhënë detaje.

Latifi ka thënë se në takim është diskutuar veçanërisht për masat anti-Covid dhe për përhapjen e virusit.

Ai ka apeluar për vaksinim derisa ka thënë se rekomandimet pritet t’i dërgohen Qeverisë sot në mbrëmje apo nesër në mëngjes./Indeksonline/