12:52 / E Hënë, 29 Mars 2021 / AR

Masat e reja/ Gastronomët sot i bëjnë ofertë Qeverisë

Derisa po rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve nga Covidi-19, kryeministri Albin Kurti mbrëmë paralajmëroi vendosjen e shpejtë e masave të reja, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë sot do të mblidhet Shoqata e Gastronomëve të Kosovës për të ofertuar me Qeverinë.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, për Indeksonline njoftoi se pas atij takimi do të dalin me një ide propozim për Qeverinë.

Kryetari i Gastronomëve Petrit Kllokoqi, nuk shkon në mbledhjen e thirrur  nga Qeveria

Deri tani, ministri Arben Vitia nuk ka zhvilluar ndonjë takim me përfaqësuesit e Gastronomisë.

Që nga fillimi i pandemisë, ky sektor pati humbje të mëdha, për shkak të kufizimit të lëvizjes e mbylljes së veprimtarive./Indeksonline/