Masat e reja në Kosovë, personave mbi 65 vjeç u lejohet të dalin vetëm gjatë këtyre orëve

Qeveria e Kosovës gjatë nesër pritet t’i ndryshojë masat e reja kundër Covidit-19.
Burime të IndeksOnlinet bëjnë me dije se masa të veçanta, do të ketë edhe për personat mbi 65 vjeç, shkruan IndeksOnline.
Mësohet se personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke e dëshmuar me dokumente përkatëse nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues./IndeksOnline/