23:54 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Masat e reja që pritet të merren kundër koronavirusit, pensionistët mund të dalin në këto dy orare

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë pritet që shumë shpejtë të dalin me masa të reja kundër koronavirusit.

Siç mëson Indeksonline, masa të reja pritet të ketë edhe për personat që janë mbi 65 vjeç.

Me masat e reja, pritet që personave mbi moshën 65 vjeçare të iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues./Indeksonline/