75 Mall Live Search
12:56 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

Masat e reja, reagon ashpër Ahmeti: Jo mbylljes me këso parimesh e kriteresh!

Menjëherë pas konferencës për media që mbajti kryeministri Hoti, ku edhe publikoi masat e reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Corona, kjo pas rritjes së numrit të rasteve të ditëve të fundit, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Reagimi i tij vjen mas Prishtina do të ketë orë policore pas orës 19:00, si një nga komunat me rrezikshmërinë më të lartë.

Ky është postimi i Ahmetit:

Sistemi i qeverisë për masa:

– Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg.

– në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt

Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste.

#jombylljes me keso parimesh e kriteresh!
#jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët